Sporti

Ramadani: Merita e fitores i takon futbollistëve, referimi sot nuk ishte 50-50!

04/05/2023 17:05
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore ndaj Llapit në udhëtim në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Gjilani fitoi ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Zekrija Ramadani u shpreh mjaft i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në këtë ballafaqim.

“Kjo është meritë e futbollistëve. Fusha ishte e rënduar, shpirti luftarak duhej të ishte i pari. E nisëm ndeshjen perfekt dhe pastaj Llapi arriti ta ul avantazhin. Goli i pranuar na mobilizoi më tepër. Në pjesën e dytë kishte luftë sportive, jam i bindur që sot referimi s’ka qenë 50-50”, tha fillimisht Ramadani për ‘Art Sport’.

“Ka mbaruar veç pjesa e parë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta nisim ndeshjen tjetër si të ishte 0-0”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport