Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka kritikuar lejimin e mallrave serbe, duke e cilësuar si një vendim konfuz që nuk ka shërbyer për asnjë qëllim.
Ai theksoi se vendosja e masave mbrojtëse duhet të kontribuante në interesin diplomatik dhe ekonomik të Kosovës, dhe se heqja e këtyre masave duhet të kishte të njëjtin qëllim.
“Lejimi i mallrave serbe as nuk i ka shërbyer qëllimit të vendosjes së masave dhe as nuk i shërben avancimit të interesit të Kosovës. Nuk ka pasur asnjë vendim më konfuz sesa ai, edhe kur është vendosur edhe kur është hequr”, tha Ramadani.
Ramadani gjithashtu theksoi se Kosova ka qenë në rrezik për t’u përjashtuar nga Procesi i Berlinit, duke e quajtur të papranueshme që vetëm pesë nga dymbëdhjetë vende u tërhoqën nga një vendim i vetë Kosovës. Ai përfundoi duke theksuar se asnjë sanksion nuk u hoq dhe se avancimi i Kosovës nuk është arritur.
“Së pari, vendosja e masave mbrojtëse duhet t’i shërbejë interesit diplomatik dhe atij ekonomik. Edhe heqja eventuale do të duhej t’i shërbente kësaj. Së dyti, Kosova u rrezikua të përjashtohet nga Procesi i Berlinit dhe vetëm 5 n’12 u tërhoq nga një vendim i veti. Pra, qartësisht, as nuk u hoqën sanksionet, as nuk avancoi Kosova”, tha Ramadani për GazetaBlic.
Jamie Shea mesazh Serbisë: Pretendimi se Kosova nuk ekziston, nuk po iu ndihmon!
Haziri thotë se lejimi i mallrave serbe nuk i largon sanksionet: Kurti ka agjendë të fshehur


