Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21, shkruan Gazetasheshi.com.
Kryeqytetasit e arritën këtë sukses në Superligë pas plotë 8-të vite mungesë.
Bardhekaltërit titullin e fituan në udhëtim, teksa në anamoravë kanë mposhtur Gjilanin me rezultat 1:2.
Para ndeshjes, trajneri Zekrija Ramadani, i kishte mbajtur futbollistëve një fjalim emocionues dhe motivues.
Kjo video është postuar nga faqja zyrtare e Prishtinës:


