Lajme

Rama thotë se Kurti do ta refuzojë Asociacionin: “Të shkojë në zgjedhje ose do ta bëjë dikush tjetër”

05/07/2024 22:58
nga:Sh R

Komentatori politik, Fidan Rama është shprehur i bindur se kryeministri Kurti do të refuzojë themelimin e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Rama në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Kurti ka refuzuar kërkesën franko-gjermane për Asociacionin.

“Zyrtarisht tashmë Asociacioni është kusht për kalimin tutje të pjesës së fundit për anëtarësim në Këshillin e Evropës… Nëse e kemi parasysh krejt diskutimin që është bërë deri më tash. Kurti nuk është i gatshëm dhe nuk do ta bëjë këtë pjesën e Asociacionit dhe në këtë kohë edhe më shumë e kam forcuar bindjen se i njëjti do të refuzojë ta bëjë këtë”, ka thënë ai.

Rama ka thënë se kushti që i është vënë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është i padrejtë pas që Kosova ka punuar kohë të gjatë për këtë momentum.