Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar edhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.
Si takimet me krerët e partive tjera, edhe takimi Rama-Pacolli po mbahet me dyer të mbyllura.
Rama do të takohet edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Nisma-s Socialdemokrate, Fatimir Limaj.
Ndërkohë që kryeministri Rama po qëndron në vizitë një ditore në Kosovë, e ku mëngjesin e së hënës është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit është mbajtur edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.
KFOR-i paraqitet në zonën neutrale dhe në zonën ku po qëndron Njësia Speciale


