Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Parlamenti i Zvicrës ka miratuar marrëveshje për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë.
Rama ka falënderuar Qeverinë Zvicerane për punën e palodhur dhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
Po ashtu, Rama ka thënë se edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka premtuar nënshkrimin e një marrëveshjeje me Italinë.
Postimi i plotë:
LAJM I MIRË
Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.
Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.
***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.


