Lajme

Rama me të birin Zahon në Vlorë për të mbyllur fushatën

04/23/2021 19:54
nga:M K

Partia Socialiste mbyll këtë mbrëmje fushatën elektorale të 25 prillit. Mitingu i fundit elektoral mbahet në qytetin e Vlorës.

Në nisje të takimit, kryeministri Edi Rama është shfaqur mes turmës së njerëzve, i shoqëruar nga djali i tij i vogël, Zaho.

Rama zgjodhi Durrësin dhe Vlorën për të bërë mbylljen e fushatës së PS, ndërkohë që kandidon në këto dy qarqe.

LEXO EDHE:

Rrëfim ekskluziv i Behgjet Pacollit: Skenat dhe prapaskenat e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës