Lajme

Rrëfim ekskluziv i Behgjet Pacollit: Skenat dhe prapaskenat e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

04/23/2021 18:42
nga:Gazeta Blic

Kryetari i AKR-së tregon se kur ka qenë kontakti i parë me Vjosa Osmanin. Çka i ka kërkuar ajo e çka i ka premtuar?!

Pse nuk e ka votuar qeverinë Kurti, ndërsa presidenten po?!

Sa herë është takuar me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin për çështjen e Presidentit dhe çka u bisedua

Si ja ndërpreu me një telefonatë në gjysmë të rrugës në Stamboll udhëtimin me fëmijët për në Dubai, vetëm për ta votuar Presidentin?

Sa deputetë i ka bindur Pacolli për të votuar Osmanin?!

Cilat kanë qenë kontaktet me Albena Reshitajn dhe Adem Hoxhiç?!

Kryetari i AKR-së në këtë intervistë gjithashtu shpalos edhe kontaktet me Astra Zeneca dhe thotë se për 4 javë mund t’i mundësojë Ministrisë së Shëndetësisë që të blejnë deri në 1 milion vaksina, me çmim të fabrikës.

Pacolli gjithashtu flet edhe për planet e AKR-së, për mundësinë që ai të tërhiqet nga kryetari dhe kush është kandidati për Prishtinën!

Ndiqeni intervistën ekskluzive të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, në Blic Interview me Astrit Gashin, sonte (E premte) nga ora 20:20 në Rtv Dukagjini.