Lajme

Rama i reagon Vuqiçit: Kosova është Kosovë dhe jo e ashtuquajtur

06/23/2022 19:46
nga:G B

“Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për të gjithë”.

Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga konferenca e përbashkët me disa nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e mbajtur në Bashkimin Evropian.

Për Ramën sa i përket Ballkanit të Hapur– problem duhet të ishte mospranimi i Presidencës serbe dhe jo mosardhja e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri shqiptar e cilësoi Ballkanin e Hapur një mekanizëm i cili ndaloi një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër – duke përqafur kështu mendimin e Ali Ahmetit.

Rama nuk ngurroi të korrigjojë edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha “e ashtuquajtura Kosovë”.

“Aleksandëri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë”.

Numri një i Qeverisë shqiptare i ftoi të gjithë të pranishmit që të vërtetojnë lehtësimet dhe arritjet e procesit të Ballkanit të Hapur.