Lajme

Rama: Fadil Aliu ka dhënë kontribut të madh për Prishtinën, tani i gatshëm të kontriboj edhe në nivel qëndror!

02/05/2025 18:25
nga:Y I

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një fotografi me kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu.

Rama tha se Fadil Aliu vjen nga familja e njohur e Herticëve të Kodrës së Trimave, e cila ka dhënë kontribut të madh për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës.

Ai tha se Aliu njihet për profesionalizmin dhe kontributin e madh në Prishtinë.

“Si pjesë e shtabit tim zgjedhor, kontriboj në fitoren tonë dhe gjithashtu fitoi besimin e qytetarëve si asambleist. Me marrjen e përgjegjësive të reja si Menaxher i Personelit në Komunën e Prishtinës, ai u tërhoq nga Asambleja për t’u përkushtuar plotësisht detyrës së re në Kryeqytet!” shkruan Përparim Rama raporton “Gazeta Blic”.

Ai tha se i njëjti tani është i gatshëm të kontriboj edhe në nivel qëndror.

Postimi i plotë:

Fadil Aliu vjen nga familja e njohur e Herticëve të Kodrës së Trimave, e cila ka dhënë kontribut të madh për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës.

Fadili vazhdon të njihet për profesionalizmin dhe kontributin e madh në Prishtinë. Si pjesë e shtabit tim zgjedhor, kontriboj në fitoren tonë dhe gjithashtu fitoi besimin e qytetarëve si asambleist.

Me marrjen e përgjegjësive të reja si Menaxher i Personelit në Komunën e Prishtinës, ai u tërhoq nga Asambleja për t’u përkushtuar plotësisht detyrës së re në Kryeqytet!

E tani është i gatshëm të kontriboj edhe në nivel qëndror!
Fadil Aliu 50✔️