Sporti

Ralf Rangnick thyen heshtjen, flet për arrestimin dhe efektin e Mason Greenwood në skuadër

02/04/2022 08:45
nga:E K

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood është kryefjala e mediave britanike në ditët e fundit.

Anglezi i cili dyshohet që ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij fillimisht u arrestua nga autoritetet për t’u lënë i lirë vetëm në burg shtëpiak, përcjell GazetaBlic Sport.

Dënimin e vetëm Greenwood nuk e mori vetëm nga autoritetet. Edhe skuadra e tij Manchester United e ka dënuar në forma të ndryshme anglezin duke mos e lejuar të paraqitet në ndeshje dhe as në stërvitje.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe trajneri i United, Ralf Rangnick.

“Kemi pasur një javë të mirë normale stërvitore me pesë seanca stërvitore duke përfshirë stërvitjen e sotme”.

“Natyrisht që ishte një temë brenda ekipit, por ata janë qenie njerëzore dhe Mason ishte pjesë e grupit përpara se të kishim pushimin tonë”.

“Ishte një javë e mirë stërvitore, ne mund të stërviteshim në rrethana normale dhe mezi presim ndeshjen e nesërme”, tha Rangnick.

/GazetaBlic Sport/