Sporti

Rafael Nadal kërkon fitoren e radhës, sot përballet me tenistin lituanez

06/30/2022 11:03
nga:Mergim Rreci

Rafael Nadal zbret sot në fushën e “Wimbledonit’, atje ku kërkon fitoren e radhës.

Nadal do të përballet me Ricardus Fernandez të Lituanisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet në ora 16:00.

Spanjolli, i cili ka fituar dy turnetë e fundit Grand Slam këtë vit, kërkon trofeun e madh të ‘Wimbledonit’ në këtë edicion.

Nadal mban nën rripin e tij dy tituj të Wimbledon. Ai mundi Roger Federer në finale në 2008,  kurse e dyfishoi atë në 2010 pas performancës së  tij të jashtëzakonshme ndaj Thomas Berdych.

/GazetaBlic Sport/