Sporti

Rafael Leao qëndron te Milani me një kusht

03/13/2025 15:07
nga:Lorik J

Rafael Leao ka të ngjarë të qëndrojë në Milan për një periudhë më të gjatë nëse kuqezinjtë vendosin të emërojnë Massimiliano Allegrin si pasues të Sergio Conceicao në fund të sezonit 2024/25, raportoi Gazzetta dello Sport.

E ardhmja e specialistit portugez do të vendoset nga drejtori i ri sportiv i Milanit, i cili pritet të emërohet në ditët në vijim. Megjithatë, Max Allegri mbetet një opsion për trajnerin e ri të Milanit pas ndarjes me Conceicao.

Allegri ka qenë prej kohësh një admirues i Leaos, pasi më parë e kishte përshkruar atë si “një lojtar i jashtëzakonshëm dhe shumë modern”.

/GazetaBlic Sport