Një analist tjetër politik po vlerëson se sanksonet ndajKosovës janë të padrejta, raporton Gazeta Blic.
Gazmir Raci, po vlerëson se masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë absurde. Madje shton ai, vetëm Kosova e ka zbatu planin e Bratislavës për deeskalim të situatës në veri.
“Është absurde që Bashkimi Evropian i mban ende në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, për faktin e vetëm se Kosova e ka zbatu planin e Bratislavës për deeskalim të situatës në veri”, thotë ai për “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.
Dhe, shton ai, çdo ndërlidhje e atij dokumenti dhe këtyre masave me zhvillime të tjera politike që po ndodhin në vend janë të papranushme dhe ndikojnë shumë negativisht në relacionet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Nëse flasim për institucionet e pavarura siç është Banka Qendrore e Kosovës, që është një institucion kushtetues dhe kërkesa për të ndërhy nga qeveria në BQK, është absurde dhe e papranueshme sepse është ndërhyrje direkte politike nëinstitucion të pavarur kushtetutës”, thotë ai.
Ai thotë se Kosova gjithmonë ka marrë vërejtje në Raportin e Progresit, kur institucionet kanë ndërhyrë në institucionet e pavarura të tjera.
“Andaj është e pa pranueshme një kërkesë e tillë që të ndërhyhet në BQK për të mos zbatuar një pikë kushtetuese, siç është puna e euros që është monedha e vlefshme në Kosovë me vite të tëra- që nga kalimi nga marka gjermane në euro”.
“Në shumicën e rasteve Kosova e ka zbatu marrëveshjen e Bratislavës për deeskalim të situatës në veri. Situata në veri çdo ditë e më shumë është më e mirë, se që ka qenë më herët. Natyrisht ka sfida ende të sigurisë, për shkak se Radoiciq dhe grupi i tij janë ende të lirë në Serbi dhe nuk po nxirren para drejtësisë, por sa i përket deeskalimit situata është normale në komunat në veri”, tha ai për “Expose”.


