Lajme

Raci: Serbia vazhdon të furnizohet me armatim nga Rusia, Edi Rama a ke ndonjë mendim?

11/23/2023 16:13
nga:G B

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë se Serbia e cila është kandidate për në BE, sërish po furnizohet me armatim nga Rusia, tani me helikopterë Mi-35M, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Serbia vazhdon të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe me NATO, teksa e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se a ka ndonjë mendim për këtë.

Postimi i tij i plotë:

Serbia, shtet kandidat për në BE përseri furnizohet nga Rusia me armatim, kesaj radhe helikopterë Mi-35M. Serbia vazhdon të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe me NATO.

Edi Rama a ke ndonjë mendim?