Lajme

Quni: Kemi nevojë për unitet, jam plotësisht për bashkëpunimin e ngushtë mes Lumirit, Gazit dhe Imriut!

06/24/2026 11:52
nga:Y I

Anton Quni ka reaguar pas thirrjeve të fundit për dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Quni ka theksuar se është koha e afrimit tek njëri-tjetri, jo e largimit.

Ai ka potencuar se është ‘plotësisht për bashkëpunimin e ngushtë mes Lumirit, Gazit, Imriut dhe secilit koleg e veprimtar që i rreh zemra për rrugëtimin tonë’

“Unë jam plotësisht për bashkëpunimin e ngushtë mes Lumirit, Gazit, Imriut dhe secilit koleg e veprimtar që i rreh zemra për rrugëtimin tonë.​Është koha e afrimit të njëri-tjetrit dhe jo e largimit. Secili prej nesh ka një kontribut të jashtëzakonshëm dhe vend të pacenueshëm në këtë strukturë, prandaj asnjë dallim nuk guxon të jetë më i madh se qëllimi ynë i përbashkët.​Ju ftoj të gjithëve të më punojmë për pajtim, duke lënë anash çdo gjë që na ndan; për bashkim, duke u rreshtuar rreth vlerave tona të përbashkëta; dhe për urtësi, duke dëshmuar pjekurinë politike që e ka karakterizuar gjithmonë LDK-në” ka shkruar Quni në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: