Lajme

Qorrolli: Kurti në Greqi në orë letrare të paqes por jo edhe në Amerikë, themeluesi i Symit e kundërshtoi njohjen e Kosovës

07/07/2026 12:38
nga:L J

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Adem Qorrolli, ka reaguar rreth pjesëmarrjes së Albin Kurti në simpoziumin e 28-të Symi në Greqi.

Qorrolli, ka thënë se Kurti është në Greqi ‘’në orë letrare të paqes, por jo edhe në Amerikë’’.

I njëjti, në postimin e tij, ka thënë edhe se, themelues i këtij simpoziumi është George Papandreou, i cili, ka shtuar Qorrolli, e ka kundërshtuar njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.