Lajme

QKUK: 337 raste të trajtuara në Emergjencë gjatë 24 orëve, katër persona humbën jetën

08/05/2026 08:51
nga:G B

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook se brenda 24 orëve të fundit, stafi mjekësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së ka trajtuar gjithsej 337 raste.

Sipas kategorive të trajtimit, janë ofruar këto shërbime:

• Reanimim 77 raste;

• Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 56 raste;

• Në Emergjencën Internistike janë trajtuar 94 raste;

• Në Emergjencën Ortopedike janë trajtuar 76 raste;

• Në Sallën e Vogël janë kryer 34 shërbime.

Sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar:

• 1 rast i lëndimit me armë zjarri;

• 1 rast i intoksikimit;

• 14 raste të personave të lënduar në aksidente komunikacioni.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 27 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse, ndërsa janë regjistruar 4 raste të vdekjeve (exitus).