Lidhja Demokratike e Kosovës është në negociata me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicion në Gjilan, mirëpo akoma nuk ka diçka konkrete.
Kështu merr vesh ‘Gazeta Blic‘, nga burime të saj brenda partisë.
“Janë duke e negociuar koalicionin, por nuk ka asgjë konkrete”, i ka thënë ky burim gazetës.
Nga ana tjetër, Gazeta Blic merr vesh se Partia Demokratike e Kosovës dëshiron me çdo kusht të jetë në qeverisje. Madje për këtë ka angazhuar edhe ndërmjetës.
“PDK është dorëzuar përballë Vetëvendosjes në Gjilan, pa asnjë kusht, vetëm e vetëm që të jetë në qeverisje”, thonë burime të Gazeta Blic.
Zyrtarisht as nga VV, as nga LDK e as nga PDK nuk kanë deklaruar asgjë.
Gazeta Blic ka provuar të flas me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni edhe me ish- kryetarin, Lutfi Haziri, por asnjëri s’ka pasur qasje.
Kujtojmë, se Alban Hyseni mposhti Lutfi Hazirin në raundin e dytë, për tu bërë një nga katër kryetarët nga subjekti i VV-së.
Lutfi Haziri nuk ja doli që ta fitoj edhe një tjetër mandat në krye të komunës që e udhëheqi katër vitet e fundit, duke thënë se arsya e humbjes ishte fakti i monotonis, pasi që sipas tij, që nga paslufta kishte drejtuar për një kohë të gjatë Gjilanin.
/Gazeta Blic.