Sporti

Qeveria spanjolle reagon kundër krijimit të Superligës

04/19/2021 18:59
nga:Lorik J

Krijimi i Superligës ka shkaktuar polemika dhe reagime të shumta, si nga ana e futbollistëve ashtu edhe nga ana e politikanëve.

Kundër krijimit të kësaj lige kanë dal figura të njohura botërore në futboll duke theksuar se kjo ligë po bëhet për qëllime financiare dhe do ta ‘vras’ futbollin, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas një reagimi që erdhi nga qeveria britanike edhe qeveria spanjolle ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Qeveria spanjolle u ka bërë thirrje klubeve spanjolle që tërhiqen nga ky projekt dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet me anë të dialogut.

/GazetaBlic Sport.