Lajme

Qeveria shton dy projektligje në planin legjislativ 2023, shtynë disa tjera për vitin e ardhshëm

11/08/2023 09:53
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës e ka miratuar plotësim-ndryshimin e Programit Legjislativ për vitin 2023 në mbledhjen e së mërkurës.

Kryeministri Albin Kurti tha se në këtë ndryshim të programit legjislativ janë shtuar dy projektligje, janë bërë plotësim-ndryshimet e afateve për miratimin e projektligjeve të parapara si dhe disa janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Kërkoj që të shtojmë dy projektligje dhe të bëjmë plotësim-ndryshimin e afateve për miratimin e projektligjeve të parapara në qeveri edhe të miratojmë shtyrjen e disave që për shkak të planifikimit më të mirë duhet t’i shtyjmë për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Bislim Bislimi u zgjedhë Sekretar i Përgjithshën në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ndërsa Atdhe Hetemi drejtor ekzekutiv i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës. /GazetaBlic/

Kurti emëron Atdhe Hetemin si drejtor ekzekutiv i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës