Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se ka emëruar Atdhe Hetemin si drejtor ekzekutiv të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, raporton GazetaBlic.
Këtë lajm, kryeministri e kumtoi në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
“Sot emërova Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv i institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, që do t’i prijë këtij procesi të rëndësishëm. Krimet e luftës nuk janë të shkuara, sakrifica e popullit tonë është e madhe, plagët e luftës janë të thella dhe ende të pranishme”, tha Kurti.


