Qeveria e Kosovës nuk i ka kompensuar komunat e prekura nga vërshimet.
Kështu bëri të ditur sot për Gazeta Blic, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Se Komuna e Skenderajt, e cila ishte më e prekura nga vërshimet nuk është kompensuar ende për dëmet, e ka konfirmuar për Gazeta Blic kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.
Ai thotë se procedurat ka kohë që kanë përfunduar, por që dëmet ende nuk janë kompensuar.
“Jo, nuk janë kompensuar dëmet. Procedurat konform legjislacionit ka kohë që i kemi përfunduar, ndërkohë që kam prit edhe komisionin qendror nga i cili është aprovuar vlerësimi i komisionit komunal”, thotë Nura për Gazeta Blic.
I pari i Skenderajt ka theksuar vlera e dëmeve në komunën që ai drejton është 12 milionë e 200 mijë euro./Gazeta Blic/
Kompensimi nga Qeveria i komunave të prekura nga vërshimet, flet Ramiz Lladrovci


