Lajme

Qeveria nesër mban mbledhje solemne për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kurti merr pjesë edhe në ceremoninë e FSK-së

03/04/2026 23:10
nga:Genita C

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 09:00.

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në ora 12:00.