Lajme

Qeveria miraton projektligjin për Banka

05/08/2024 12:09
nga:G C

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës sot është miratuar shqyrtimi i projektligjit për banka.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky projektligj ka për qëllim rregullimin e aktivitetit bankar dhe financiar të bankave në Kosovë.

Derisa, theksoi se ky projektligj rregullon kriteret për themelimin dhe licencimin e bankave, organizimin dhe menaxhimin e tyre.

“Sjellim sot për aprovim projektligjin për banka, ky projektligj synon rregullimin e aktivitetit bankar dhe financiar të bankave në Kosovë në funksion të nxitjes së sistemit sa më të qëndrueshëm financiar duke siguruar një nivel të duhur të mbrojtjes së interesave të depozitarëve, gjithashtu përmes këtij projektligji rregullojmë kriteret për themelimin dhe licencimin e bankave, organizimin dhe menaxhimin e shëndosh të tyre, mbikëqyrjen, rimëkëmbjen dhe mbylljen”, deklaroi Murati.