Lajme

Qeveria miraton koncept-dokumentin për Mbrojtjen e Konsumatorit

11/24/2021 11:20
nga:M K

Qeveria e Kosovës e ka miratuar draftin e Koncept-dokumentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në mbledhjen e Qeverisë e ka shpalosur këtë koncept-dokument dhe ka thënë se është për të mirën e ekonomisë.

“Koncept dokumenti për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për konsumatorin parasheh ndryshime ligjore për të përmbushur detyrimet nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Stabilizim-asocimit”.

“Ky projekt-dokument buron nga prioritet e Qeverisë së Kosovës dhe nga programi për mbrojtjen e konsumatorit, ky koncept dokument është përgatitur në përputhje të normave, për hartimin e koncept-dokumenteve si dhe përbën një masë të domosdoshme për mbrojtjen e konsumatorit dhe zhvillimit të vendit”, ka thënë Hajdari.