Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kompensimin e delegatëve të legjislaturës së vitit 1990.
Vlera totale për kompensim të njëhershëm të tyre është 287 mijë euro dhe do të ndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve.
Për deputetët që kanë ndërruar jetë, kompensimin do ta gëzojnë bashkëshorti ose bashkëshortja ose fëmijët deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse vijon studimet deri në moshën 26 vjeçare.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sjell për aprovim ndarjen e mjeteve buxhetore për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990. Mjetet financiare në vlerë prej 287 mijë euro ndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve konform gazetës zyrtare numër 21 të datës 2 korrik 1990. Vlen të theksohet se për deputetët që kanë ndërruar jetë, kompensimin e gëzojnë bashkëshorti apo bashkëshortja apo fëmiu deri në moshën 18 vjeçare dhe nëse fëmiu është në studime deri në moshën 26 vjeçare.”, tha zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi.


