Lajme

Qeveria mban sot mbledhjen e radhës

11/24/2021 08:15
nga:M K

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 10:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.

Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.

​Mbi 757 mijë qytetarë me të dyja dozat, sot nis vaksinimi anti-COVID në shkolla