Lajme

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori

01/31/2024 15:38
nga:G B

Qeveria e Kosovës ka mbajtur në mënyrë elektronike mbledhjen e saj të 187-të, raporton Gazeta Blic.

Në këtë mbledhje ajo ka miratuar dy vendime:

-Ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, për të përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.

-Pasqyrën preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2023.