Lajme

Qeveria lehtëson masat anti-COVID

07/14/2021 17:05
nga:M K

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave anti-COVID.

Në vendimin e Ministrisë së Shëndetësie thuhet se tani do të lejohen dasmat deri në orën 01:00.

Gjithashtu me masat e reja parashihet që të lejohen deri në këtë orë edhe aktivitetet e klubeve të natës.

Ndërsa shërbimet e gastronomisë lejohen me shfrytëzim të hapësirës deri në 50%.

“Lejohen grumbullimet ne hapësira të mbyllura më kufizimin e shfrytëzimit të 50% të kapaciteteve të hapësirës.

Lejohen grumbullimet në ambiente të jashtme me kufizimin e shfrytëzimit të 70% kapaciteteve të hapësirës.

Organizimi i ahengjeve lejohet deri në ora 01:00 me kufizimin e shfrytëzimit të 50% të kapacitetit të hapësirës, por jo më shumë se 300 të ftuar.

Lejohen aktivitetet e klubeve të natës deri në orën 01:00 me kufizimin e shfrytëzimit të 50% të kapacitetit në ambiente të mbyllura ndërsa deri në 70% të kapacitetit në ambientet e hapura.

Lejohen aktivitetet e shërbimeve të Gastronomisë me shfrytëzim hapësirës të 50% nga 05:00-23:00 përveç të Premteve dhe të Shtuneve nga ora 05:00-00:00”, thuhet ndër të tjera në vendim.