Lajme

Qeveria: Kosova është renditur më së miri në rajon për sundimin e ligjit

12/04/2021 22:54
nga:M K

Republika e Kosovës është renditur e para në rajon, në renditjen botërore për sundimin e ligjit nga World Justice Project.

Kështu thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Në Indeksin e Sundimit të Ligjit 2021, Kosova prinë në fusha si ajo e kufizimit të pushtetit qeverisës, mungesës së korrupsionit, për transparencë, respektimin e të drejtave të njeriut, rend e siguri, si dhe disa fusha të tjera.

Sa i përket regjionit të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, Kosova renditet e 2-ta në fushën e sundimit të ligjit.

Kurse, në po të njëjtën fushë, sa i përket vendeve me të hyra të mesme të larta, Republika e Kosovës zë vendin e 14-të në botë.