Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës me propozim të MAPL ka miratuar plotësim ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Ibrahimi ka thënë për “Gazeta Blic” se ky ligj është ndryshuar pas konsultim me komunat e Kosovës.
“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) miratoi plotësim ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që ky proces të shtyhet derisa kryetarët të certifikohen dhe të japin betimin në mënyrë që pastaj të ketë konsultime me kryetarët. Mund të konstatohet që Komunat e Kosovës në këtë proces të plotësim ndryshimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nuk janë konsultuar dhe nuk është marrë mendimi i tyre.Kjo në fakt është e pakuptimtë dhe e papranueshme, sepse si mund të ndryshosh një ligj që ka të bëjë me pushtetin lokal e nuk konsultohen Komunat e Kosovës”
Kryetarët e Komunave sot në konsultime me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë bërë thirrje institucioneve qemdrore që të ulen e të diskutojnë me Komunat e Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjeve që prekin interesat e komunave.
“Kryetarët e Komunave sot në konsultime me Asociacionin e Komunave të Kosovës kanë bërë thirrje institucioneve qemdrore që të ulen e të diskutojnë me Komunat e Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjeve që prekin interesat e komunave e në këtë rast ftojmë Parlamentin e Republikës së Kosovës që të konsultojë komunat para se ta miratoj ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ligj i cili prek dhe duhet të zbatohet nga vetë Komunat” deklaroi Ibrahimi.


