Pesëshja e madhe qëndroi për vizitë të shtunën në Kosovë.
Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak tha se dorëzoi një plan të ri për Qeverinë e Kosovës, për të cilin nuk sha detaje.
E, për këtë plan detaje nuk ka dhënë prej tre ditësh as kryeministri Albin Kurti.
Gazeta Blic ka dërguar pyetje në Zyrën e Kryeministrit, por që nuk kanë kthyer përgjigje.
Në anën tjetër, deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, tha për Gazeta Blic se beson se Kurti shumë shpejt do të dalë me qëndrim për këtë plan./Gazeta Blic/


