Lajme

Qeveria heshtë, për një javë 75 viktima nga Covid-19 në Kosovë

08/25/2021 23:11
nga:M K

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 ka marr një hov të madh edhe pse në Kosovë vaksinimi është duke vazhduar.

Numri i rasteve të reja me Covid-19 po rritet, ku vetëm për një javë janë regjistruar 13 mijë e 956 raste pozitive.

Gjendje duket edhe më e rëndë pasi që numri i viktimave  shënon rekord. Vetëm brenda një jave në Kosovë janë shënuar 75 viktima.

Por, përkundër kësaj gjendje alarmante, nuk ka ndonjë masë nga Qeveria në parandalimin e kësaj situate.

Vetëm në 24 orët e fundit nga 12 mijë e 618 testime, 2 mijë e 541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, e janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Kujtojmë se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.