Lajme

Qeveria e RMV-së miraton vendimin për përkrahje financiare të 745 artistëve të estradës

06/29/2021 20:42
nga:M K

Zv. kryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi njoftoi opinionin se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 83-të miratoi vendimin për dhënien e përkrahjes financiare prej 23 milionë denarë për gjithsej 745 artistë të estradës, respektivisht 30.750 denarë për person.

Ky vendim që është pjesë e pakos së gjashtë të masave anti-covid përfshin artistët e estradës të cilët aplikuan dhe i plotësuan kushtet e thirrjes publike të publikuar nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, të realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Kulturës.

Analisti politik: Ky do të jetë kryetari i ri i PDK-së!