Lajme

Analisti politik: Ky do të jetë kryetari i ri i PDK-së!

06/29/2021 20:41
nga:M K

Kanë mbetur edhe katër ditë deri te zgjedhja e kryetarit të ri të PDK-së.

Konventa e dikur partisë më të madhe në vend do të mbahet të shtunën, pra me 3 Korrik, përcjell GazetaBlic.

Në një prononcim për GazetaBlic, njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani ka thënë se sipas tij, Memli Krasniqi do të jetë kryetar i ardhshëm i PDK-së, kjo duke u bazuar në rrethanat aktuale.

Tutje, ai shtoi se Memli mbase mund të jetë ai kombinimi mes përvojës e rinisë, pasi është një emër i ri që do ta merrte partinë, ndërsa ka qenë pjesë e proceseve tash e një kohë të gjatë.

“Prej asaj çka kam vërejt deri tash, është se Memli Krasniqi do të jetë kryetar i ardhshëm i PDK-së. E para, Vlora Çitaku është deklaruar se nuk do të kandidojë, ndërsa e dyta është se Enver Hoxhaj ende nuk e ka konfirmu kandidaturën ku sipas meje mund të ndodhë që në fund mos të ketë fare kandidaturën.

Besoj se një gjë e tillë e favorizon Memlin. Edhe nëse do të ketë kandidatë tjerë, nuk besoj se do t’ia dalin që të konkurrojnë me Krasniqin, i cili përfaqëson edhe rininë, por edhe përvojën, pasi tashmë është bërë një kohë që merret me politikë”, tha Ramadani.

/GazetaBlic/