Lajme

Qeveria e Kosovës ua zbret shtesat pensionistëve, marrin 20 euro më pak

04/21/2021 22:31
nga:M K

Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur sot dyfish me vendim të Qeverisë së Kosovës.Në mbledhjen e sotme, Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Në janar të këtij viti, qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti kishte vendosur të paguante 30 euro shtesë mbi pensionin bazë për pensionistët.

Tani e tutje, përfituesit e skemës së pensioneve do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove.

Kurti, gjatë dy fushatave të fundit elektorale, ka vënë theks tek përmirësimi i skemave sociale. Ka premtuar rritjen e pensioneve dhe kategorive të tjera përfituese nga skemat sociale të ekzekutivit. Para se të bëhej kryeministër, Kurti kishte premtuar dyfishimin e pensioneve minimale.

LEXO EDHE:

Osmani: Investimi në edukimin e hershëm çelës për zhvillimin e potencialit të të rinjve