Lajme

Qeveria e Kosovës pas aksionit të sotëm të PSD-së: Në qeverisjen demokratike, nuk ka vend për dhunë nga askush!

07/16/2021 22:13
nga:M K

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas aksionit të sotëm të PSD-së.

Përmes një komunikate zyrtare, Qeveria ka thënë se e drejta për protestë është e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike, përcjell GazetaBlic.

Tutje ajo ka konfirmuar se Inspektoriati Policor po vazhdon me hetimet e mëtutjeshme lidhur me këtë rast.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush.

/GazetaBlic/