Sporti

‘Qeti’ i Torcidës: Nëse do ta fitojmë titullin kampion, 20 deri në 30 mijë qytetarë do të festojnë në Mitrovicë

05/05/2023 21:22
nga:Mergim Rreci

Trepça dhe Peja janë duke u përballur në ndeshjet e fundit finale në Superligën e basketbollit të Kosovës.

Një nga figurat kryesore e ikonike të qytetit të Mitrovicës, tifozi i ‘zjarrtë’ i Torcidës, Shefqet Begu është optimist që mitrovicasit do ta fitojnë titullin kampion.

Kujtojmë që ‘Minatorët’ e fituan ndeshjen e parë, kurse ndeshja e dytë do të zhvillohet ditën e diel në palestrën ‘Karagaçi’.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ‘Qeti’ tha se prej 20 deri në 30 mijë qytetarë do ta festojnë titullin kampion, gjithmonë nëse këtë gjë e arrijnë basketbollistët e KB Trepça.

“Jam i bindur që nëse Trepça shpallet kampion, në qytet do të jenë 20 deri në 30 mijë qytetarë që do të festojnë. Tifozët janë të gatshëm në çdo moment të sakrifikojnë dhe ta japin atomin e tyre të fundit për klubin. Kemi qenë determinues në ndeshjen ndaj Prishtinës me presionin tonë të madh, poashtu në ndeshjen ndaj Pejës. Mendoj që jemi ‘kapaku’ i Kosovës për tifozeri në basketboll’, tha Begu.

/GazetaBlic Sport/