Sporti

Qesharake/ Të gjithë po tallen me yllin e Chelseat, goditja e tij nga penalltia është thjesht e tmerrshme!

07/21/2022 09:02
nga:L J

Conor Gallagher realizoi një nga penalltitë më të dobëta të viteve të fundit, pasi Chelsea u mund në penallti nga skuadra e Major League Soccer, Charlotte FC.

Christian Pulisic i dha epërsinë Chelsea në minutën e 30-të. Por Charlotte FC, e cila u formua vetëm në dhjetor 2019, barazoi rezultatin në sekondat e fundit me golin e Daniel Rios, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja më pas shkoi në penallti. Mendy nuk ishte në gjendje të ndalonte asnjë nga pesë penalltitë e Charlotte, pasi skuadra amerikane siguroi fitoren më të madhe në historinë e tyre të shkurtër.

Kai Havertz, Ben Chilwell dhe Raheem Sterling shënuan të gjithë nga pika e bardhë për Chelsean, por Gallagher ishte qesharak me goditjen e tij.

Reprezentuesi anglez u duk se provoi një Panenka – por e bëri tmerrësisht gabim. Goditja e Gallagher nuk kishte fuqi dhe shkoi drejtë e në duart e portierit.

Në mediat sociale, kjo goditje e penalltisë po cilësohet si shumë e dobët, ndoshta më e dobëta e viteve të fundit.

/GazetaBlic Sport