Lajme

“Qenkan mbledhë një tufë populistësh, duke shpresu të përfitojnë diçka nga kjo situatë”

01/14/2022 18:24
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Petrit Zogaj e ka kritikuar qëndrimin e Qeverisë dhe opozitës për mos lejimin e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ai ka shkruar se janë bërë bashkë populistët për të përfituar nga kjo situatë, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Qenkan bere bashke nje tufe popullistesh, duke shpresu qe do te perfitojne dicka nga kjo situate.

Keta qe qenkan fshehur mbrapa Kushtetutes e rendit nderkombetar, a munden me na kallxu se ne cilat fusha serbet e Kosoves dhe Serbia nuk e shkelin Kushtetuten tone.

Duke fillu nga ministri ne Qeverine Kurti, e deri tek nje infermier e arsmitar ne Shterpce e Leposavic, serbet dirigjohen nga Beogradi dhe e shkelin Kushtetuten e vendit cdo dite.

Tash, meqe nuk merren me keto shkeljet e perditshme, keta cohen e marrin nje vendim thellesisht populist dhe thone qe “nuk lejojme referendum ne Kosove,” dicka qe po kerkohen qarte dhe zeshem edhe nga ShBA.

Kjo është arsyeja pse Kurti thirri seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit