Lajme

Qëndron Kastrati i tregon qeverisë sesi duhet menaxhuar vaksinimi, publikon pamje dhe shpalos detaje të organizimit

05/14/2021 18:01
nga:M K

Kreu i komunës së Kamenicës ka hedhur akuza ndaj qeverisë pas ngjarjeve të ditës së sotme, ku shumë persona të moshuara kishin krijuar radhë të gjata dhe në distanca tejet të shkurta, për të shtuar kështu gjasat për infektim eventual para se të vaksinohen.

Përderisa qarqe të caktuara pro-pushtetit deklaruan se faji është i qytetarëve që nuk i respektuan radhët, ka reaguar i pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përcjell GazetaBlic.

Kastrati, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se problemi nuk është te qytetarët, por te menaxhmenti. Ai publikoi pamje nga komuna që drejton, ndërsa shpalosi edhe detaje sesi e organizuan procesin e vaksinimit.

LEXO EDHE:

“Një zgjidhje orgjinale e Albin Kurtit për të kursyer vaksinat”- Tollovia tek “1 Tetori” bën jehonë edhe në Shqipëri

/GazetaBlic/