Sipas gazetarit të specializuar për transferime, Matteo Moretto, Jose Mourinho pritet të ketë një ndikim të madh në të ardhmen e Endrickut te Real Madridi, në një kohë kur disa klube të Premier Ligës, si dhe AC Milan e Roma, po e ndjekin sulmuesin brazilian.
Pavarësisht minutazhit të kufizuar, raportohet se Mourinho e konsideron Endrickun një pjesë të rëndësishme të projektit të tij dhe nuk dëshiron ta humbasë atë. Megjithatë, interesimi nga Italia dhe Anglia ka shtuar pasigurinë lidhur me të ardhmen e afërt të 20-vjeçarit.
Endrick e ka pasur të vështirë të gjejë hapësirë në vijën e sulmit të Madridit, gjatë këtij sezoni, ai ka luajtur vetëm 160 minuta në ndeshje zyrtare dhe ka shënuar një gol. Në hierarkinë e sulmit, para tij renditen Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Carlos Espi.
Javët në vijim mund të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse ai do të qëndrojë në “Bernabeu” apo nëse do të shqyrtojë mundësinë e një largimi në janar.
/GazetaBlic Sport

