Profesori univeristar, Kolë Krasniqi thotë se qendrimet e kundërta politike mes Qeverisë së Kosovë dhe autoriteteve të BE-së, po shfrytëzohen për diçka.
Krasniqi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kjo po shfrytëzohet si pretekt për vazhdimin e sanksioneve ndaj Kosovës.
Këtë deklaratë Krasniqi e tha duke marrë parasysh që BE-ja po kërkon lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, teksa Kurti dhe Qeveria e tij e kundërshtojnë një gjë të tillë.
“Këto qëndrime të kundërta politike në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe autoriteteve të BE-së, lidhur me zgjedhjet në Serbi, përkatësisht me organizimin e atyre zgjedhjeve në territorin e Kosovës dëshmojnë për kontinuitetin e polarizimit në mes politikave tona shtetërore dhe atyre të BE-së – lidhur me pozitën e pakicës serbe në Kosovë, dhe si te tilla po shfrytëzohen edhe si pretekst për vazhdimin e sanksioneve ndaj Kosovës”, thotë Krasniqi.
Krasniqi thotë se duke përfshirë edhe rastin në Banjskë, po rrezikohet rizgjedhja e Vuçiqit si president i Serbisë.
“Të gjitha informacionet nga rajoni dëshmojnë për një situate tejet te brishtë politike dhe te sigurisë ne veri. Forcat radikale dhe ato ekstremiste serbe nuk po mund ta përballojnë humbjen dhe turpërimin e elitës se tyre ne Banjskë dhe sipas shumë indikacioneve po përgatiten për hakmarrje. Dështimi i kryengritjes se planifikuar serbe në veri, me shumë se çdo gjë tjetër po e rrezikon rizgjedhjen e Vuçicit në Serbi. Nga këto arsye, qeveria dhe forcat radikale serbe me qellim te sigurimit te një fitoreje morale dhe politike qe do te ndikonte ne dispononim pozitiv te elektoratit serb ndaj tyre, kanë intensifikuar veprimtarin e gjithanshme destruktive ndaj Republikës se Kosovës”, tha Krasniqi.
“Tensionet politike ne veri, prezenca e shërbimeve inteligjente ruse në rajon dhe informacionet e ndryshme lidhur me riorganizimin e forcave paramilitare serbe në veri të Kosovës, kanë ndikuar në shtimin e dukshëm te forcat te KFOR-it dhe ngritjen e tyre ne nivelin e duhur te vigjilencës ushtarake. Sipas strategjisë serbe, „duhet intensifikuar tensionet politike ne veri te Kosovës, me qellim te ndikimit ne suprimimin e administratës civile dhe vendosjen e pushtetit ushtarak te KFOR-it në komunat veriore, – i cili pastaj do t ua dorëzon pushtetin mekanizmave serbe ne ato territore, te cilat do ta shpallin njëanshëm autonomin“”, shton tutje Krasniqi.
Krasniqi shton se Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë vigjilente dhe mos të lejojë që të preket territori i vendit tonë.
Ai thotë se, Kosova duhet ti bashkërendon dhe ti harmonizon qëndrimet e veta me ato të SHBA dhe BE-së.
“Në këto rrethana dhe momente delikate historike qeveria e Kosovës duhet te jete shume vigjilente e mos te lejon qe asnjë pike e ujit të pavarësisë dhe tërësisë territoriale te Kosovës te shkon ne mullinjtë e Serbisë. Qeveria jonë duhet ti absorboj kërkesat e komunitetit serb qe nuk bien ndesh me sovranitetin, tërësinë territoriale dhe rregullimin kushtetues te Republikës se Kosovës. Ne qofte se në Tirolin Jugor (Itali) lejohet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale austriake, apo ne qofte se në Rumuni organizohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare hungareze, atëherë sipas këtyre shembujve evropian duhet lejuar mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare (por jo atyre lokale) serbe ne Kosovë. Ne qofte se nuk ka praktika te tilla në BE, atëherë nuk duhet lejuar qe Kosova te behet një shtet eksperimental ne fushat e te cilit, luajnë si te donë fqinjët e saj. Në të gjitha çështjet, situatat dhe rrethanat politike, Kosova duhet ti bashkërendon dhe ti harmonizon qëndrimet e veta me ato të SHBA dhe BE-së”, shtoi Krasniqi.