Skuadra kosovare, FC Ballkani ka arritur një tjetër sukses historik në garat evropiane, duke siguruar kështu kualifikimin në grupet e Conference League.
Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Qëndrim Zyba, mesfushori i Ballkanit është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e Ballkanit për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League.
“Më të vërtetë, ndihem shumë i lumtur për këtë sukses, për dytin vit radhazi. Është një ëndërr e realizuar. Ka qenë shumë e vështirë, por kemi një grup lojtarësh me karakter, cilësi dhe dëshirë për të arritur këtë sukses. Për ne, hyrja në grupet e Conference League është një sukses shumë i madh, por pse jo, të provojmë gjithçka. Ne besojmë në grupin tonë“, tha Zyba për GazetaBlic Sport.


