Lajme

Qëlloi gruan e më pas vrau veten, ky është shqiptari që humbi jetën në Itali

11/17/2022 20:32
nga:Y I

Është identifikuar shqiptari në Itali që vrau veten pasi qëlloi të dashuën në moshën 18-vjeçare.

Bëhet fjalë për Oltjon Sallaku, 21 vjeç i cili qëlloi me armë zjarri gruan e tij të identifikuar si Lamia Elmari, 18-vjeç me origjinë marokene.

Kjo e fundit sipas mediave italiane mori një plumb në gjoks dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Sallaku qëlloi veten me plumb në kokë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një sherri mes çiftit.

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen.

Shqiptari në Itali qëllon me armë zjarri të dashurën 18-vjeçe, më pas vret veten