Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bari, Itali, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij 18-vjeçare me origjinë marokene dhe më pas ka vrarë veten.
Mediat italiane bëjnë me dije se e reja ka shpëtuar dhe është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa burri ka humbur jetën në vend.
Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


