Lajme

Qazim Nimani zgjidhet kryetar i AAK-së në Mitrovicë

05/19/2023 20:40
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Qazim Nimani do të jetë kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë.

Haradinaj ka thënë se Nimani është punëtor shumëvjeçar i arsimit dhe ka një jetë të tërë angazhim për kauzën kombëtare.

“Z. Nimani, mori besimin e kolegëve që nga sot e tutje të jetë kryetar i degës së AAK-së në këtë qytet. Bazuar në të kaluarën e pasur të z. Nimani, jam i bindur që nën udhëheqjen e tij, Aleanca do të krijojë një bazë të qëndrueshme, e aftë që Mitrovicës t’ia ofrojë zhvillimin dhe suksesin që e meriton”, shkroi Haradinaj.