Lajme

Putini thuhet se do të takojë nënat e ushtarëve rusë

11/22/2022 09:00
nga:Genita C

Një gazetë ruse raporton se Vladimir Putin do të takohet me nënat e ushtarëve që luftojnë në Ukrainë.

Tre burime të paidentifikuara brenda administratës presidenciale i thanë gazetës Vedomosti se takimi do të zhvillohej në ditët në vijim, shkruan SkyNews.

Megjithatë, kjo nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga Kremlini dhe zëdhënësi Dmitry Peskov thuhet se ka refuzuar të konfirmojë ose mohojë planet.

Në shtator, Moska njoftoi një mobilizim të pjesshëm të 30,000 ushtarëve shtesë duke tërhequr shumë më tepër rusë në luftën në Ukrainë.