Lajme

Putin largohet urgjentisht nga koncerti pas raportimeve për vdekjen e Prigozhin

08/23/2023 22:29
nga:G B

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është larguar urgjentisht nga një koncerti për shkaqe sigurie, raportojnë mediat e huaja.

Gjatë kohës që po qarkullonin lajme se shefi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin është vrarë pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të Moskës, presidenti rus ishte në koncert.

Putin ishte i pranishëm në këtë ngjarje, e cila i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.